LSDM-ja dhe BDI-ja arritën marrëveshje koalicioni për Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, me mandat 4 vjeçar. Zaev paralajmëroi se do të shfuqizohet Qeveria e Përzhinos dhe se në vend të saj në 100 ditët e fundit Qeverinë do ta udhëheq një kryeministër tjetër i propozuar nga BDI-ja.
Sot pritet të publikohen edhe emrat e ministeave të rinj në qeverinë Zaev 2.
Siç mëson TetovaSot, Arijanit Hoxha do të jetë ministër i Bujqësisë, Sadat Sulejmani zv/ministër i Kulturës dhe Arafat Shabani zv/ministër i Arsimit.
Lëvizjes BESA do ti takojnë edhe disa drejtori.
Ndryshe për herë të parë në Maqedoni të Veriut do të ketë edhe kryeminister shqiptar kuadër i BDI-së.