Qyteti i Shkupit njoftoi se për shkak të lagështisë së shprehur në vegjetacion që kontribuon në riprodhim më të madh, në konsultim me shërbimet shëndetësore kompetente, vendosi të martën të bëhet spërkatje e jashtëzakonshme kundër mushkonjave.
Këtë vit, siç theksohet nga Qyteti i Shkupit, në zonën e Qytetit të Shkupit janë kryer katër spërkatje me aeroplanë dhe katër tokësore kundër formave të rritura të mushkonjave dhe kundër larvave të mushkonjave.
Faza e fundit e spërkatjes ajrore ishte javën e kaluar, përkatësisht më 15 dhe 16 gusht, dhe spërkatja tokësore u zhvillua nga 17 gusht deri më 21 gusht.
Spërkatja kryhet nga Qyteti i Shkupit sipas të gjitha standardeve botërore dhe evropiane, dhe mjeti i përdorur është nga përgatitja më e mirë botërore, prodhimi i Bajernit – Gjermani, kurse spërkatja dhe shpërbërja e mjetit bëhet sipas udhëzimeve të prodhuesit, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Qytetit.