Bekteshi: Me rastin e 28 gushtit – Ditës së Minatorëve, ua uroj festën të gjithë minatorëve

“Me rastin e 28 gushtit – Ditës së Minatorëve, ua uroj festën të gjithë minatorëve

Marketing

Xehetaria përfaqëson bazën e zhvillimit të industrisë në një vend, ndërsa minatorët janë resurs i çmuar njerëzor dhe ne jemi të detyruar t’u sigurojmë atyre kushte më të mira të mundshme për punë.

Ministria e ekonomisë do të vazhdojë aktivitetet e planifikuara në sektorin e minierave me ritmin e njëjtë, të udhëhequr kryesisht nga parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe sigurisë në punë.

Të gjithë minatorëve u uroj shëndet, paqe dhe prosperitet. Urime!” – thotë Bekteshi.