Kjo e premte shënoi një ulje të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri krahasuar me një ditë më parë, atje u shënuan 2 viktima më shumë, transmeton Klan Kosova.
Në raportimin e përditshëm për pandeminë Ministria e Shëndetësisë atje bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 5 viktima.
Ndërkaq nga 801 teste të kryera u regjistruan 112 raste të reja ndërkohë që Tirana mban peshën më të madhe me 71 raste.
Numri i të shtruarve në të dy spitalet Covid është rritur ku aktualisht janë të shtruar 173 pacientë nga 168 ditën e djeshme. 18 janë në terapi intensive dhe 8 në intubim.
Gjithashtu dhe numri i të shëruarve është i lartë me 132 pacientë që kanë fituar betejën me koronavirusin, shkruan Oranews.