Ekspozitë “Çarshia përmes fotografive dhe pikturave” në Kurshumli Han

Në ambientet e Kurshumli Hanit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, më 11 shtator (e premte) do të hapet ekspozita “Çarshia përmes fotografisë dhe pikturës”. Ekspozita u përgatit nga fotografi Fisnik Murtezi, në bashkëpunim me artisten Xheneta Mamuti.

Marketing

Fokusi i kësaj ekspozite është në Çarshinë e Shkupit, pra e gjithë ideja sipas organizatorëve është të paraqesin lokacione të ndryshme të Çarshisë përmes fotografisë dhe pikturës.

Në të njëjtën kohë, në njoftimin për ekspozitën thuhet se për shkak të virusit Kovid-19, të gjithë pjesëmarrësit janë të detyruar të përcjellin rekomandimet, të qëndrojnë në distancë fizike dhe të mbajnë maskë. Ekspozita do të jetë e hapur me fillim nga ora 18:30