Zjarrfikësit e Shkupit dje treguan përsëri profesionalizmin dhe sakrificën e tyre në terren. Në orën 06:50 tek ata u denoncua për një zjarr në hapësirat e ish-Bankës komerciale ku ndodhen edhe disa institucione shtetërore mes të cilave Inspektorati i Mjedisit Jetësor, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Agjencia Informative Mediatike.
Fillimisht, ekipet u dërguan me dy automjete, menjëherë pastaj mbërritën edhe dy automjete shtesë. Në këtë aksion u përfshinë nëntë automjete dhe 24 zjarrfikës, të cilët bënë përpjekje mbinjerëzore për të luftuar zjarrin dhe temperaturën e lartë të krijuar nga zjarri.
Pas gati dy orësh punë ekipore dhe demonstrimit të profesionalizmit të lartë, ata vunë zjarrin nën kontroll, pa asnjë të lënduar. Vetëm një zjarrfikës u mbyt nga tymi, por pas ndërhyrjes së Ambulancës, ai ishte në gjendje të qëndrueshme.
Gjurmët nga tymi dhe të djersës në fytyrat e tyre dhe përpjekjet për të locuar dhe lokalizuar zjarrin sa më shpejt të jetë e mundur treguan se ishte një ndërhyrje komplekse në të cilën koha ishte një faktor vendimtar.
Komandanti i Brigadës territoriale zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski në një deklaratë për mediat tha se ajo që në mënyrë plotësuese e ka vështirësuar situatën është aj që hapësirat janë riadaptuar dhe nuk ka punuar asnjë hidrant.
Në kohën e zjarrit, në Inspektorat nuk ishte askush dhe zjarrfikësit arritën më lehtë të gjenden në brendësi e ndërtesës, falë skemës që morën nga punonjësit e MIA-s që mbërritën ndër të parët.
“Bëhet fjalë për lokale të ish-Bankës komerciale, të ndara me pllaka gipsi dhe dyer qelqi. Brenda nuk punon asnjë hidrant. Kjo paraqiste problem për ne”, tha Simonovski.“Nuk ka pasur asnjë nga të punësuarit në Inspektoratin brenda. Saktë nuk dinim se si të veprojmë derisa nuk erdhën nga MIA, të cilët na dhanë skemë se si mund të hyjmë edhe nga ana e përparme dhe ajo e pasme. Kështu shpejtë e locuam zjarrin dhe menjëherë e lokalizuam”, deklaroi Simonovski.
Xhama të thyer, zyra të shkatërruara, elektronikë dhe arkiva është pamja që mbeti për të dëshmuar për zjarrin në ambientet e Inspektoratit për Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor.
Informacionet fillestare tregojnë se janë dëmtuar gjashtë zyra të Inspektoratit për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. Është shkatërruar edhe arkivi i Inspektoratit, por siç informuan nga atje, ata kanë evidenca elektronike për dokumentet. Ata thonë se është shkaktuar edhe dëm tjetër material, por nuk mund të thonë se çfarë është shkatërruar saktësisht, sepse do të dihet pasi të ketë mbaruar inspektimi.
Zjarri shkatërroi gjithashtu një pjesë të zyrave në katin e dytë ku ndodhet Agjencia Informative Mediatike, e cila vazhdon të punojë edhe në kushte të tilla. Prodhimi i lajmeve nuk u ndal as gjatë ditës së djeshme. Çdo ditë janë publikuar informacione jo vetëm për zjarrin, por edhe për të gjitha ngjarjet e tjera si brenda dhe jashtë vendit.
Mbetet që autoritetet hetuese të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin. Sipas kreut të Brigadës së zjarrfikësve, shkaku më i mundshëm i zjarrit është një defekt në instalimin elektrik sepse në këtë periudhë të vitit shkaku nuk mund të jetë një trup ngrohës.