Zëvendëskryeministri Grubi në Click Plus deklaroi se në marrëveshjen e koalicionit një nga parimet është konsensualiteti në vendimmarrje. Grubi shtoi se konsensusi është parim jashtëzakonisht i rëndësishëm për një shoqëri multietnike.
“Në marrëveshjen e Koalicionit, një nga parimet të cilët i kemi vendosur dhe me shkrim i kemi është konsensualiteti në vendimmarrje. Kjo është një parim jashtëzakonisht i rëndësishëm për një shoqëri multietnike, sepse në shoqëri multietnike mund të vendos shumica duke mbivotuar pakicën ose komunitetet tjera ose mund të vendoset me konsensualitet që e mbanë shoqërinë e shëndosh e model të cilin ne e kemi përqafuar nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit dhe në vendimmarrje në Qeveri. Jemi marrë vesh që vendimet të merren me konsensus, vendimet merren në mënyrë kolektive sepse Qeveria është trup kolektiv vendimet nuk i merr kryeministri vetë”, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi në Click Plus në TV21.
Grubi: Konsensualiteti në vendimmarrje është parim i koalicionit qeverisës
Publiée par TV21 sur Mercredi 16 septembre 2020