Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, njëherit deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në emisionin “10 Minuta” iu është përgjigjur akuzave të mbrëmshme të deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri, duke ia numëruar të gjitha të arriturat dhe menyrën e menaxhimit të procesit edukativo-arsimor gjatë pandemisë derisa ka udhëhequr me MASH-in.
“Menjëherë pasi që u mbyllën institucionet arsimore ne filluam në kohë rekord si asnjë vend tjetër të regjionit me emitim të programit edukativo-arsimor “TV-KLASA”.
Filluam me organizimin e mësimit online, duke sjellur 3 dekrete me fuqi të Ligjit, që kishin të bëjnë me arsimin fillor, të mesëm dhe atë të lartë, vetëm me qëllim që mos të shpallet viti i kaluar shkollor si i dështuar.
Në kohë rekord në partneritet me UNICEF-in, për herë të parë vendosëm platformën nacionale EDUINO, ku çdo nxënës mund ti gjente leksionet e duhura” – ka thënë Arbër Ademi në “10 Minuta”.
Gjithashtu, Ademi ka theksuar se siguruan internet falas për fëmijët të familjeve me rrezik social, si dhe miratuan dekrete me çka të gjithë nxënësve të shkollave të mesme për këtë vit shkollor iu siguruan nga 3000den. për të blerë paisje shkollore.
“Studentëve gjithashtu për këtë vit akademik iu lë në dispozicion që të kenë 100 euro kompenzim, për pagim të participimit apo për vendosje akomoduese, poashtu sjellëm dekret me fuqi të Ligjit ku të gjithë të rinjve nga mosha 16 deri në 29 vjeçare të përcjellin trajnime në fushën e IT-së në kompenzim të shtetit” – ka deklaruar Ademi.
Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, theksoi se në partneritet me UNICEF-in, për her të parë ka nënshkruar konceptin për arsim të digjitalizuar çka më pas do të duhet të pasoj një plan aksional dhe ky është një plan afatgjatë në drejtim të digjitalizimit të arsimit.
“Gjatë periudhës së verës ne kemi formuar një grup punues, përfshirë edhe partnerë ndërkombëtarë që do të pargatisin rekomandime se si do të startojë viti shkollor dhe të njejtat kanë kaluar edhe në Qeveri të propozuara nga unë si ministër i Arsimit dhe Shkencës” – tha ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në emisionin “10 Minuta”.