Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov nga Prilepi, pas shënimit të 11 tetorit – Ditës së kryengritjes popullore ka komentuar kontestin e gjuhës me Bullgarinë. Dimitrov theksoi se Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë që gjuha maqedonase të bëhet pengesë për integrimin e vendit në BE.
“Mendoj se është një sfidë jo-evropiane që gjuha maqedonase të bëhet pengesë për të ardhmen dhe integrimin tonë evropian. Nëse Bashkimi Evropian lejon që gjuha maqedonase të jetë pengesë për integrimin tonë, atëherë nuk e meriton mbiemrin evropian. Asnjë shtet ose organizatë ndërkombëtare nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të drejtën tonë për vetëvendosje, ne jemi maqedonas dhe flasim maqedonisht”, tha mes tjerash Dimitrov.