Kancelarja Merkel apeloi sërish të shtunën në videomesazhin javor tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet personale për të ulur valën e pandemisë. Gjermania shënon rritje masive të infektimeve.
Vetëm para një jave, Merkel me një apel dramatik në mesazhin javor kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve dhe bëri thirrje për kujdes në kohën e rritjes së infektimeve. Ky apel shkaktoi shumë reagime në Gjermani. Vetëm një javë, situata e pandemisë është ashpërsuar, tha Merkel këtë të shtunë.
„Për mua vlen ajo që u thashë javën e kaluar, fjalë për fjalë.”
Në videomesazhin para një jave, Merkel kërkoi uljen e kontakteve familjare, moskryerjen e udhëtimeve të panevojshme, dhe bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi./