Muki ngel me gishta në gojë. ZAEV e mashtroi nuk e bëri drejtor të Fondit

Muhamed Zekiri i cili dha dorëheqje nga posti i deputetit dhe i cili u liferua për postin e Drejtort tek Fondi për sigurim shëndetësorë sot ngeli me gishta në gojë, pasi në vend të tij Zaevi e ka nominuar Stevo Krstevski për drejtor të Fondit.

Marketing

Qeveria në seancën e sotme krahas vendimeve të shumta që ka marrë mbi masat për Covid 19, ka bërë edhe disa emërime kadrovike e mes tyre ka emëruar disa drejtor dhe zëvendës drejtor, dhe atë:

Qeveria ka emëruar bordin e ri të Telekom në përbërje të:

Shkodrane Zenuni Dardhishta

Bardhyl Nasufi

Nina Angelovska

Sadulla Duraku

Aqif Mehdiu

Ndërsa gjithashtu qeveria ka emëruar drejtorët si në vazhdim:

Elizabeta Naumovska – Drejtor në Qendrën për provim shtetërorë

Bekim Maksuti – Drejtor në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim

Stojance Angelov – Drejtor në Qendrën për menaxhim me kriza

Stevo Krstevski – Drejtor tek Fondi për sigurim shëndetësorë

Biljana Jovanovska – Drejtor në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor

Senat Ahmedi – Drejtor në Inspektorain për vetqeverisje lokale.