Edhe dy klinika në Shkup po përgatiten të shndërrohen në qendra Covid

Si qendra kovid po përgatiten edhe Klinikat e ORL-së dhe ajo e Sëmundjeve të syve. Punëtorët kanë nisur të rinovojnë hapësirat e brendshme. Ndërkohë, personeli mjekësor përpiqet të zbatojë punët e përditshme të ekzaminimeve shëndetësore. Pacientët me probleme të syve, veshëve, hundës dhe fytit shprehin shqetësimet se ku do të kurohen, pasi terminët janë pezulluar.

Marketing

“Përderisa po punohet në hapësirat e Klinikave të ORL-së dhe sëmundjeve të syve, të gjitha terminët janë pezulluar dhe pranojnë vetëm raste urgjente, siç i shihni edhe njoftimet e drejtorive përkatëse”.

Mjekët ankohen nga punëtorët se po i pengojnë në punë, e pacientët mezi ecin korridoreve.

“Sa e keni vështirë të bëni një kontrolle në këto kushte? Katastrofë, kaq di të them!”
“A është patjetër kjo tani se nuk po mund të punoj! Sa e keni vështir të punoni në këto kushte?

“Duhet të ketë terminë të caktuara edhe pse situata është përkeqësuar me shumë të infektuar, por mendoj se zgjidhja është që të ketë më tepër qendra kovid”.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se gjatë kësaj jave do të lëshohet në përdorim këto dy hapësira për pranimin e pacientëve të prekur me virusin korona. Përveç katër reparteve interne tani më të adaptuara në Kovid qendra, nga ky dikaster kanë në plan që në rast të rritjes së vazhdueshme të numrit të pacientëve për kurim spitalor, edhe godina e Qendrës Urgjente të shndërrohet në kovid qendër.

Numri i pacientëve të shtruar sipas qyteteve: Ohër 100, Prilep 94, Kumanovë 88, Manastir 83, Strumicë 80, Shtip 69, Veles 63, Gostivar 47, Tetovë 43, Kavadar 39, Strugë 33 dhe të tjerë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve që kurohen në kushte spitalore aktualisht është 1.134 në gjithë vendin, ndërkaq edhe 90 shtretër janë të lirë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.