Angellov: ARM në ndihmë të punonjësve shëndetësorë

Shtabi i krizëz mbajti mbledhjen e tretë në të cilën u rishikua plani i  Ministrisë së Shëndetësisë, se cilat pajisje do të duhet të sigurohen.

Marketing

Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, apelon të mos krijohet shqetësim tek qytetarët për përfshirjen e Armatës në përballje me krizën. ARM do të jetë thjesht ndihmë për personelin mjekësor.

“Përfaqësuesit e Armatës nuk do të jenë të armatosur, nuk do ta frikësojmë popullatën, Ata do të ndihmojnë punonjësit shëndetësorë që të kryejnë punën e tyre a ajo është lufta kundër Kovid-19.  Një nga arsyet e përfshirjes së ARM-së është për shkak se në mesin e pjesëtarëve të policisë ka një numër të konsiderueshëm të të prekurve nga Covid-19” – tha Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojance Angellov.

Sipas tij, angazhimi i ARM-së bëhet vetëm për të mbajtur rendin në objektet shëndetësore ose për ruajten e magazinave me pajisje mjekësore,  aty ku një gjë e tillë kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing