Kovid 19/ Numër rekord viktimash në Gjermani

Numri i viktimave nga Covid-19 ka shënuar rekord gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani.

Marketing

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 410 viktima, ndërkohë që janë shënuar 18,633 raste pozitive duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në 961.320.

Pra, janë regjistruar 1,072 raste më shumë se një ditë më parë dhe 5,015 raste më pak se rritja rekord e raportuar ditën e premte.

Kancelarja Angela Merkel do të zhvillojë sot një video-konferencë me kryeministrat e disa shteteve për të diskutuar zgjatjen e bllokimit.