Zv.ministri i mbrojtes Bashkim Hasani sot takoi Atasheun ushtarak të Norvegjisë, nenkolonel Egil Daltveit. Në këtë takim diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona dhe veçmas në sferën e mbrojtjes.
“E faleminderova për përkrahjen e madhe të cilën na e dha Norvegjia në rrugëtimin tonë për tu bërë antare e plotëfuqishme e NATO-s, për mbështetjen që vazhdon të na jap edhe tani, si dhe për gatishmërinë e tyre për të vazhduar me përkrahjen e tyre edhe në të ardhmen për vendin tonë. Shenjë e përkrahjes nga ana e shtetit dhe popullit nervegjez ishte edhe donacioni i sotëm në vlerë 100.000 euro, që përmbanë 13.500 teste dhe materiale të tjera medicinale që do të na shërbejnë në betejën kundër pandemisë CoVid-19. 3.500 teste do të shfrytëzohen për nevojat e Armatës dhe pjesa tjetër do të ndahet për nevojat e institucioneve shëndetësore”, njoftoi Hasani.