Filipçe: Masat aktuale po japin rezultat, nuk ka nevojë për masa të reja anti kovid

Masat aktuale anti kovid po japin rezultate prandaj nuk janë të nevojshme masa shtesë thot minsitri i shëdnetësisë Venko Filipçe.
Kjo vlenë edhe për tër vendin edhe për Prilepin tha ministri Filipçe gjatë vizitës në këty qytet, ku shtabi i krizës ditë më parë kërkoi masa shtesë përfshi edhe karantinën për shkak të rritjes në mbi 2.900 të numrit të personave të infektuar deri më tani, prej të cilëve mbi njëmijë e 60 janë raste aktive.
“Lidhur me masat e restriktive shetëse është e dukshme se edhe tani masat po japin rezultate. Sëbashku konstatuam se nuk ka nevojë për restrikcione shtesë, që nuk do të kishin efekt shtesë nga ajo që e japin maat që janë aktualisht në fuqi. Spitali në Prilep është i organizaur mirë, pacientët janë të vendosur në pesë reparte, janë mobilizuar të gjith mjektët, motrat medicinale dhe personeli ndihmës. Prilepi bën pjesë në një të tretën e qyteteve të vendit ku ka rritje të vogël në dy javët e fundit, në krahasim me dy javët paraprake. Porn ë nivel nbacional në tre javët e fundit është I njejtë numri I të diagnostifikuarve”, u shpreh minsitri i shëdnetësisë Venko Filipçe.
Minsitri tha se nëpër spitale sidomos në Shkup shënohet ulje e presionit të pacientëve që vijnë për kontrollë dhe për tu shtrirë në spital.
Poashtu minsitria e shëndetësisë ka njoftuar se gjithsej 52 pacientë me Kovid-19 janë hospitalizuar gjatë natës së kaluar vetëm nëpër kovid-qendrat në Shkup, ku gjithsejt janë të shtrirë 437 persona. Ndërsa numri i rasteve aktive me kovid 19 në vend arrinë në mbi 21 mijë persona.
Marketing