Sanie Rexha, ka treguar për mënyrën se si Adem Jashari, ftonte ushtarët e tij në perëndim për t’ju bashkuar luftës së UÇK-së.
Bashkëshortja e Abedin Rexhës, ka treguar se si Adem Jashari telefononte shokët që ishin në perëndim për t’ju bashkuar luftës për liri.
Ajo ka treguar se ishin në Gjermani kur komandanti legjendar ka thirrur në telefon përmes bisedave të koduara.
“Ademi ka thirrë në banesën tonë sa ishim në Gjermani. Unë u lajmërova qe mos te zbulohemi. Ademi me tha: teze kam dasmë dhe ju pres ty dhe burrin tënd të parët.
Ju pres krushqit e pare ne dasmën time. Menjëherë si e mbylla, I thash Abedinit dhe ai menjëherë tha cu përgatitemi edhe jemi shku te baca Fehë.
Jemi taku me familjen e Ilaz Kodres. U bë një debat dhe aty vendosi Abedini me u kthy”, ka treguar ajo.
Sania më tej ka treguar se me cilët persona tjerë u nisën për në Kosovë.
“Unë dhe Sami Lushtaku, Fehmi Lladrovci e të tjerë të nesërmen jemi nisë”, ka treguar Sanie Rexha.