Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar dy pjesëtarë të vetë nën dyshimin se kanë kërkuar para nga dy persona, për të shlyer nga evidenca të dhëna për ta. Sipas policisë, i punësuari në Agjencinë për Siguri Publike me iniciale I.A. (30) cili përmes policit M.A. (40) vjeçar, ka kerkuar 3.000 euro nga M.A. dhe nipi i tij R.A. Ata disa herë kanë kërkuar takim me ta duke i thirrë në telefon dhe duke u shkruar mesazhe. M.A. ka pranuar të takohet dhe u ka dhënë 600 euro, kurse në atë moment policia i ka arrestuar, transmeton gazeta Lajm.
Rastin e ka zbuluar Njësiti kundër krimit kompjuterik pran SPB Shkup.