Me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kolegët e mi kryetarë të komunave të Karposhit dhe Qendrës z. Bogoev dhe z. Bogdanoviq inspektuam vazhdimin e procesit të punës për rekonstruimin, zgjerimin dhe modernizimin e pjesës së bulevardit “Nikolla Karev” nga hyrja e kasarnës “Ilinden” deri në Momin Potok.
Rekonstruimi i këtij bulevardi që është arterie lidhëse mes shumë komunave të Shkupit do ta lehtësojë dukshëm komunikacionin dhe lëvizjen e qytetarëve të Çairit drejt komunave të Karposhit, Qendrës, Gjorçe Petrovit dhe Sarajit.
Gjatë kësaj periudhe po zhvillohet proces intenziv i punës për rregullimin edhe të bulevardeve tjera në territorin e Çairit që është tregues i bashkëpunimit korrekt institucional mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit.