Specialja konfirmon aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Avokati përfaqësues i OVL e UÇK-së, Tomë Gashi ka bërë të ditur se Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Marketing

Gashi me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se aktakuza është konfirmuar sot dhe përmban katër pika të cilat sipas Prokurorisë Speciale në Hagë kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë, e me akuza konkrete që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti.

Postimi i plotë:

Konfirmohet aktakuza ndaj z.Nasim Haradinaj dhe z.Hysni Gucati nga Gjykata Speciale
Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, nga data 25 shtator 2020 deri me sot e kane konsideruar vetën të kidnapuar nga Gjykata Speciale!
Sot është konfirmuar aktakuza kundër tyre e cila përmban 4 pika, të cilat sipas Prokurorisë Speciale në Hagë kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë, e me akuza konkrete që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti.
Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe pritet dalja e tyre para gjyqtarit ne seancat e radhës.
Kryetari dhe nënkryetari i OVL te UÇK-së, dhe unë në cilësinë e avokatit te OVL të UÇK-se nuk e pranojmë këtë Gjykatë një etnike, raciste, tepër e dëmshme për kombin tonë Shqiptar dhe për shtetin e pavarur të Kosovës.
Gjykata Speciale ishte themeluar nga deputetet e Kuvendit të Kosovës me 3 gusht të vitit 2015 pa iu dorëzuar fare raporti i hetimit te Prokurorit Climt Wiliamson i cili i hetoi pretendimet djallëzore te Dick Martyt, i cili në interesa te Serbisë arriti që ta bind Këshillin e Evropës që të hetoj trafikimin e organeve njerëzore të kryera kinse nga UÇK-ja për të mbuluar krimet serbe deri ne gjenocid kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë .
Për veprat penale të konfirmuara në këtë aktakuzë nuk është fare kompetente Gjykata Speciale ne Hage.
Nëse prokuroria pranë Gjykatës Speciale në Hagë ka prova kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit rastin duhet ta dërgoj ne Gjykatat e Republikës se Kosovës, por si mund ta bëjë këtë Prokuroria Speciale në Hage, dhe Gjykata Speciale në Hagë kur Republikën e Kosovës që i ka formuar këto institucione nuk e njohin si shtet te pavarur.

Marketing