Ngjarje e rëndë në Itali. Një 49-vjeçar ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij, vajzën 15-vjeçare dhe djalin 13-vjeçar.
Më pas, me të njëjtën thikë i dha fund edhe vetes, raporton Ansa.
Ngjarja ka ndodhur në Trebaseleghe, province e Padovas.
Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka asnjë hipotezë mbi arsyet që e çuan babain të ndërmarrë vendimin ekstrem.