Moti në mëngjes në vend do të jetë me mjegull dhe me vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 6 deri 15 gradë celcius.