A e ka provuar Zaevi mariuhanën? Ja si përgjigjet

Drejtuesi i emisionit “Samo Intervju” në TV Kanal 5, sonte e ka pyetur kryeministrin Zoran Zaev, nëse ndonjëherë në jetë ka provuar Xhoint (lloj droge). AI tha se asnjëherë nuk ka provuar, por se e mbështetë legalizimin e mariuhanës.

Marketing

“Nuk kam provuar Xhoint, por e mbështes legazimin e mariuhanës. Poashtu unë jam “Strejt” por e mbështesë LGBT-në. Unë nuk jam nga ndonjë familje e varfër, por i mbështes të varfërit që të bëhen të pasur. Unë llogaritem si mbështetësi më i madh i të drejtave të shqiptarëve dhe bashkësive tjera më të vogla. Angazhohem për vlera që mendoj se janë te mira. Ju a keni provua Xhoint?”, e ka pyetur Zaevi udhëheqësin e emisionit