Barcelona konfirmon lëndimin e Messit, ja sa do mungojë argjentinasi

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Lionel Messi.

Marketing

Argjentinasi ka pësuar lëndim në kofshën e këmbës së djathtë.

Barcelona konfirmoi se Messi do mungojë në ndeshjen e fundit për këtë vit, atë ndaj Eibarit, por pastaj do rikthehet në stërvitje.

“Lionel Messi është duke kompletuar shërimin nga lëndimi në kofshën e këmbës së djathtë dhe pritet të rikthehet në stërvitje pas ndeshjes Barcelona – Eibar”, shkruhej në komunikatë.

Messi këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje duke realizuar 10 gola dhe ka thyer rekordin historik të Peles prej 644 golave për një klub të vetëm.