Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije këtë të mërkurë se ka arritur dakordësinë në parim me Pfizer për të nisur vaksinimin në muajin janar.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se është i papranueshëm moralisht, politikisht dhe logjikisht diferencimi që BE i bëri Ballkanit, teksa shton se ia dolëm me këmbëngulje dhe diplomaci të mos mbetemi prapa askujt.
“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!
I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!’, shkruan Rama.