Nga marsi faturat sërish mund të paguhen përmes Postës, për bashkëpunim u zgjodh HalkBank

Gjithsej 71 për qind e të gjitha aktiviteteve me qarkullimin e SHA Posta të Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë në postë, ndërsa 29 për qind do të jetë për Halk Bank SHA Shkup, e cila sot, me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim, u bë partneri i ri i SHA Posta të RMV-së, deklaroi drejtori i përgjithshëm i SHA Posta të RMV-së, Jani Makraduli.

Marketing

Marrëveshja për bashkëpunim u nënshkrua për 15 vjet, dhe për të Makraduli konsideron se përveç se është një injeksion financiar për punën aktuale, do të mundësojë edhe të përmirësohen shërbimet e tjera të planifikuara. Afati i fundit për zbatimin e marrëveshjes është dy muaj dhe Makraduli beson se kjo periudhë është e mjaftueshme për Halk Banka SHA Shkup të përshtatet me sistemin e SHA Posta të RMV-së.

“Besoj se ka kohë, sepse sistemi me të cilin ata aplikuan, ishin në dijeni të kushteve, mënyrës sesi janë mësuar të punojnë punonjësit në zyrat postare, në cilat aplikime dhe për këtë arsye, ai afat është në dukje i shkurtër, por aplikacioni është përgatitur plotësisht nga ana e tyre në mënyrë që puna të fillojë për dy muaj”, shpjegoi Makraduli.

Si më të rëndësishme, Makraduli theksoi se rreth 300 pika, nga sot, ose nga momenti kur do të funksionojë, brenda një afati maksimum prej dy muajsh, do të bëhen të disponueshme për qytetarët që të jenë në gjendje t’i realizojnë shërbimet e tyre nga të pagesës.

Drejtori i përgjithshëm i Halk Bank SHA Shkup, Bilal Suxhubashi, shprehu kënaqësi për bashkëpunimin me, siç tha ai, një institucion të shquar dhe historik.

“Ne besojmë se një institucion i tillë si SHA Posta të RMV-së. i cili përfaqësohet në pothuajse të gjitha, madje edhe pikat më të largëta të këtij vendi, në bashkëpunim me një markë të konsiderueshme siç është Halk Banka SHA Shkup, do të jetë në gjendje t’u japë klientëve, në të ardhmen, shumë shërbime më të mira, më cilësore dhe më gjithëpërfshirëse, tha Suxhubashi, duke shfaqur shpresë se ky partneritet do të jetë i dobishëm për të dy palët si dhe për qeverinë.

Marrëveshja është një hap drejt stabilizimit financiar të SHA Posta të RMV-së, pas mbylljes së Bankës Eurostandard, me të cilën, Postat kishin bashkëpunim të mëparshëm, dhe për shkak të së cilës u detyrua t’i ndalojë operacionet e pagesës dhe ofrimin e shërbimeve financiare për shumë qytetarë dhe persona juridikë. në gusht të këtij viti.