VMRO – DPMNE nuk do ta përkrah rregjistrimin e popullatës për çka thonë se LSDM mundohet të bëjë rregjistirm të falsifikuar apo rregjistrim ingjinjeringu, pa kritere dhe pa standarte të EUROSTAT –it dhe të institucioneve tjera evropiane.
Ne kemi qëndrim dhe jemi të qartë se nuk mbështesim këtë procesin sepse është i pabesueshëm për të gjithë, deklarojnë nga VMRO-DPMNE. Ftojnë pushtetin ti pranojë amandamentet e tyre për Ligjin për Rregjistrim.
“E para, pse nuk publikohet metodologja për rregjistrim e cila duhej të integrohej në Ligjin për Regjistrim që ta shihnin të gjithë? E dyta, pse LSDM është kundër terminaleve për gjurmë gishtërinjsh dhe e treta, LSDM po mundiohet të bëjë rregjsitrim të cilit nuk i besojnë njerëzit, qytetatët dhe poashtu edhe institucionet nuk do të kenë besim” – tha Stefan Andonovski nga VMRO- DPMNE.