Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e cila tregon kontrollet e reja kufitare për qytetarët që udhëtojnë nga Britania drejt vendeve të BE.
Në video shihet teksa një shoferi i cili hyn për në Bashkimin Evropian i konfiskojnë sandiucët me proshutë ndërsa i urojnë ‘Mirëseardhje në Brexit, zotëri’.
Ndërkohë menjëherë pas videos ‘virale’ kanë reaguar dhe autoritet të cilat kanë deklaruar se drejtuesit e mjeteve që mbajnë produkte të ndaluara në bagazhet e tyre, duhet t’i konsumojnë ato ose t’i hedhin.
Ndërkohë rregulli nuk është vendosur vecanërisht për qytetarët që udhëtojnë nga Britania, por për të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga vendet që nuk ndodhen në BE.
Rregulli ka të ngjarë që të godasë më shumë shoferët e kamionëve të mallrave të cilët shumë prej tyre janë të detyruar të mbajnë ushqim me vete për udhëtimet e gjata.
Next time people tell you there's no new friction at the borders because of Brexit, you can show them this Dutch TV clip of drivers being stopped and having their lunches confiscated. pic.twitter.com/B9eZfDWKFB
— OwenAdamsYT (@OwenAdamsYT1) January 10, 2021