GRUBI: Pa tendencë denigruese ka qenë reagimi i Spasovskit ndaj Bushit (VIDEO

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në Click Plus përballë gazetarit Fatmir Aliu ka deklaruar se Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në arsyetimin e tij për situatën e krijuar me zëvendësin e tij Nazim Bushi, thotë se nuk ka pasur asnjë tendencë denigruese ndaj tij. Pyetja ka qenë se kush do të jap përgjigje dhe ministri Spasovski thotë se do përgjigjet ai pasi që zëvendësi i tij Bushi është i dënuar.

Marketing

“Spasovski është përpjekur që përmes humorit të tejkalojë dhe të mbyllë çështjen e dënimit të kolegëve të tij nga radhët e BDI-së. Unë personalisht nuk do të kisha zgjedhur këtë mënyrë të shprehjes pasi që nuk jemi përzgjedhur nga populli të bëjmë humor. Por mediat për këtë ngjarje raportuan në mënyrë tejet tendencioze lidhur me këtë ngjarje”, është shprehur Grubi.

Marketing