Serbia heq testin e detyrueshëm PCR nga 14 janari, për të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që do të kalojnë kufirin mes dy vendeve.Kjo u bë e ditur gjatë bisedës telefonike të zhvilluar mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Ana Brnabiq. Kjo e fundit e infromoi kryeministrin Zaev de Republika e Serbisë do të shfuqizojë testin e detyrueshëm PCR për hyrjen në Serbi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për të siguruar reciprocitet dhe komunikim të ndërsjellë të qetë midis qytetarëve të të dy vendeve.
Testi PCR u bë i domosdoshëm për kalimin e kufirit me Serbinë, që kur më 21 dhjetor hynë në fuqi masat e reja mbrojtëse kundër korona virusit, me të cilat shtetasit e huaj, në Serbi do të mund të hynin vetëm me test negativ PCR, jo më të vjetër se 48 orë.
Nga ana tjetër, qytetarët e Serbisë do të mund të hynin në vend pa një test të tillë, por do të duhet të shkonin në izolim të detyrueshëm 10-ditor, i cili mund të ndërpritej nëse në ndërkohë bënin test PCR dhe rezultati ishte negativ.