Masakra që ndryshoi historinë e Kosovës (VIDEO)

Sot më 15 janar 2021, janë bërë 22 vite nga masakra e Reçakut. Më 15 janar 1999 në Reçak u vranë nga forcat policore dhe ushtarake serbe 45 shqiptarë të paarmatosur.

Marketing

Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila solli edhe ndërhyrjen e NATO-s.

Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte ngritur shqetësimin për krimet kundër njerëzimit që po kryheshin në Kosovë. Për këtë u ndërmor misioni ushtarak që solli më pas edhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Në mars të të vitit 1999 NATO-ja nisi sulmet ajrore kundër caqeve të ushtrisë serbe për t’i dhënë fund dhunës në Kosovë.

Më e 15 janar të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Reçak u dëgjuan të shtënat e para nga armët e zjarrit të ushtrisë serbe.  Forcat policore dhe ushtarake serbe u futën në fshat, ku pas disa orësh të zhvillimit të operacionit, vranë 45 civilë shqiptarë.

Trupat e të vrarëve mbetën në luginë deri në mëngjesin e 16 shkurtit të vitit 1999. Më 16 shkurt, në mëngjes, në Reçak shkoi William Walker, asokohe shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Ky mision ishte vendosur në Kosovë rreth tre muaj para masakrës së Reçakut.

Kur Walker pa trupat e të vrarëve në prononcimin e tij të parë para mediave tha: “Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”.

Pas largimit të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së nga Reçaku, banorët i mblodhën trupat e pajetë dhe i vendosën në xhaminë e fshatit, ku pritej që të kryhej varrimi. Forcat serbe nuk lejuan varrosjen e trupave dhe filluan luftimet në mes të forcave ushtarake dhe policore si dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi gati dy ditë luftimesh, forcat policore e ushtarake serbe me forcë i morën të gjithë trupat e të vrarëve dhe i dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me arsyetimin se duhej bërë obduksioni për shkak se autoritetet serbe mohonin të kenë vrarë e masakruar civilë.

Në deklaratat e zyrtare të institucioneve serbe thuhej se ngjarja ishte inskenim dhe se të varët ishin pjesëtarë të UÇK-së që ishin vrarë në luftime.

Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton përmes një video-mesazhi dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë duke thënë se kjo ngjarje “ishte një veprim vrasjeje e qëllimshëm dhe pa dallim, i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës”.

blob:https://www.evropaelire.org/4b37889e-52a8-407a-b0f7-bf807c2f4021

Marketing