Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dënon aktet vandale ndaj pajisjeve urbane nga persona të papërgjegjshëm. Ganiu njëherit u bën thirrje qytetarëve për rruajtjen dhe mirëmbajtën e pajisjeve urbane sepse janë në shërbim të të gjithë banorëve të kësaj komune.
“Shtyllat që i vendosëm para objektit të kopshtit për fëmijë “Fidani” në lagjen Çair i Vjetër për të rritur nivelin e sigurisë së fëmijëve dhe qytetarëve që për çdo ditë kalojnë aty, janë thyer nga ana e dy personave për të cilët ka dëshmi materiale duke kryer këtë akt të shëmtuar.
Rasti është denoncuar në organet e policisë me dorëzimin e dëshmive dhe do të ndërmerren të gjitha masat ligjore të ndëshkimit, ndërsa së shpejti do të rivendosim shtylla të reja.
Apelojmë që të ruajmë pajisjet e vendosura urbane në shërbim të të gjithëve dhe të bashkëpunojmë për denoncimin e rasteve të këtilla.”