Siguria në rrugë, komuna Çair vendos pengesa edhe në ‘Fushë Topanë’

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se sot vendosi pengesa për ngadalësimin e shpejtësisë së veturave edhe në njërën nga rrugët më të frekuentuara të komunës “Metodija Mitevski” në Fushë Topanë.
‘Aksionin për vendosjen e pengesave për ngadalësimin e shpejtësisë së veturave po e vazhdojmë edhe në pjesë tjera të territorit të Çairit, kësaj rradhe në rrugën “Metodija Mitevski” në Fushë Topanë, pranë së cilës ndodhet edhe shkolla fillore “Ismail Qemali”. Tani e tutje fëmijët tanë do ta kalojnë rrugën më të sigurtë.
Poashtu shfrytëzoj rastin që përmes këtij njoftimi, të apeloj deri tek të gjithë bashkëqytetarët e mi për menaxhim të kujdesshëm të veturave të tyre sipas shpejtësisë së paraparë ligjore- thotë Ganiu
vi
Marketing