Protesta për “Monstrën”, Spasovski: 14 persona janë marrë në pyetje, vetëm një është i mitur

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se gjithsej 14 persona janë ndaluar gjatë ditës së djeshme për shkak se siç tha ai, kanë qenë të implikuar direkt në dhunë gjatë protestës për rastin “Monstra”.

Marketing

“Do të ketë kallëzime penale për të gjithë ata që kanë dëmtuar pronën shtetërore, makinat e MPB-së. Secili prej tyre do të sanksionohet. Gjatë ditës së djeshme janë identifikuar dhe janë thirrur për bisedë 14 persona, të cilët direkt kanë marrë pjesë në dhunën kundrejt objekteve dhe pronës shtetërore”, tha Spasovski.

Spasovski mohoi se shumica e të ndaluarve janë të mitur.

“Të gjithë janë të rritur, përpos një të mituri, i cili është thirrur që të vijë në stacioni policor së bashku me prindin e tij”, tha mes tjerash Spasovski.