Manchester City ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Liverpooli.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi me rezultat 1 – 4, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë, pavarësisht rasteve si dhe penalltisë së Ilkay Gundogan, përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0.
Gundogan në pjesën e dytë përmirësoi gabimin që doli i pasaktë nga pika e bardhë duke zhbllokuar shifrat (49′).
Vendasit barazuan përmes Mohamed Salah që shënoi nga pika e bardhë (63′).
Por, pas 10 minutave Gundogan realizoi sërish pas asistimit të Foden (73′).
Në aksionin tjetër, Sterling trefishojë shifrat për “Qytetarët” (76′), derisa fitoren e vulosi Foden (83′).
Në këtë ndeshje si zëvendësues hyri edhe Xherdan Shaqiri.
Me këtë fitore, City largohet në krye me 50 pikë, derisa Liverpool renditët në vendin e katër me 40 pikë.