Një çift indian u zhyt për t’u martuar 20 metra nën ujë në brigjet e Chennai, një qytet në jug të Indisë.
V Chinnadurai dhe S Swetha veshën rroba tradicionale dhe shkëmbyen kurora në një ceremoni hindu – të gjitha nën ujë, shkruan BBC-i.
Z. Chinnadurai është një zhytës i licencuar, por Zonja Swetha mori mësime dhe u stërvit në muajt para dasmës.
E gjithë ceremonia u regjistrua para se çifti të notonte përsëri për të festuar me familjen dhe miqtë./CNN