Pas publikimit të numërimit të votave të para nga Komisioni Qendror Zgjedhor në disa prej komunave të vendit ka filluar festa për përqindjen e arritur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në festën me daulle që po bëhet në qendër të Gjakovës , valles po i prin kandidatja për deputete nga lista e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Lila është parë duke udhëhequr vallen, teksa shtoi se është tepër shumë e lumtur dhe e kënaqur që një përpjekje e madhe në politikë, po kurorëzohet me një fitore kaq masive.
“Mendoj se pas numërimit të votave nga mërgata, fitorja do të jetë edhe më e thellë”, tha ndër të tjerash Kusari-Lila./Lajmi.net