Zgjedhjet lokale sipas të gjitha gjasave do të mbahen me 3 tetor, siç paralajmëroi sot kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
E në Tetovë flitet se Teuta Arifi do të kërkojë edhe mandatin e tretë për kryetare të Komunës.
Në emisionin 10 minuta të TV21, Arifi nuk e kishte mohuar dëshirën për të qenë edhe në një mandat në krye të Tetovës.
“Unë nuk kam thënë asnjëherë jo për kandidimin, por atë çështje e kam lënë si çështje të vendimit dhe analizës të subjektit politik i cili e bën vetë kandidimin”, u shpreh Teuta Arifi.
Pyetëm kryetarin e BDI-së nëse edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në Tetovë do të garojë me Teuta Arifin.
“Akoma nuk është shtruar si temë për shkak të virusit dhe nuk do vonoj shumë pasi në tetor dihet me 3 tetor sipas kryetarit të kuvendit do të duhet të organizohen zgjedhjet lokale dhe ka disa muaj për të ulur dhe biseduar për të bërë vlerësimet e duhura për zgjedhjet lokale”, deklaroi Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.
Anketuam disa qytetarë të Tetovës se sa janë të kënaqur me punën e kryetares Arifi dhe se a do ta votonin të njëjtën edhe për mandatin e tretë.