VMRO-DMPNE: Ekziston koalicion kriminal LSDM-Mijallkov (Video)

Mosgjetja e Sasho Mijallkovit që të vendoset para organeve të rendit, për opozitën maqedonase, VMRO-DPMNE-në paraqet dëshmi se ekziston koalicion kriminal mes partisë në pushtet, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Mijallkovit.

Marketing

“Siç e dini, kur e larguam nga anëtarësia Sasho Mijallkovin, publikisht deklaruam se ekziston koalicion kriminel Zoran Zaev – Sasho Mijallkov, i cili jo vetëm këto 3 vjet, por 15 vjet punon në shkatërrimin e Maqedonisë”, tha Aleksandër Nikollovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Ai thotë se shpërblimi i Zaevit për këtë shkatërrim, arriti këtë fundjavë, në mënyrë që Mijallkovit iu mundësua që të ikë nga drejtësia.

“Dhe në këtë moment, kemi ikës nga drejtësia. Oliver Spasovski heshtë, Radmilla Shekerinska nuk është askund, kurse Zoran Zaev shpreh keqardhje dhe e hedh fajin”, tha Nikollovski më tej.

Ata i kanë dhënë kohë 24 orë që të gjejnë Sasho Mijallkovin, pasi siç thonë, nëse nuk ndodh kjo, do të dëshmohet se në Maqedoni sundon krimi.

Gjatë paraditës, lideri i kësaj partie, Hristijan Mickoski ka kërkuar dhe dorëheqjen e Qeverisë. Por, kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se fillimisht duhet të verifikohen lëshimet e pastaj të definohet përgjegjësia.

https://www.facebook.com/vmromakedonija/videos/824405298433096