E fejuara e këngëtarit ka zbuluar se ishte fanse e tija para se ta takonte atë.
Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij grimerja shqiptare, Selvije Jao, janë ndër çiftet më të dashura të popullit shqiptar.
Por, para se të bëheshin çift, Selvija ishte fanse e këngëtarit. Këtë e ka treguar ajo vetë në një postim në Instastory, teksa ka ripostuar një video të mikut të saj.
Ky i fundit i shkruan krahas këngës “Kush të ndau prej meje”: “Hë moj motër, e sheh këtë gjimnazistin tek hekurat e shkollës”.
“Eh vëlla, me këtë këngë jam rriturrrr”, ia ktheu Selvija.