Regjistrimi i Popullsisë/ ESHS vijon konkursin, Selami: Nga 5.055 regjistrues 1.120 do të jenë shqiptarë

Interesim i madh për konkursin që ka shpallur Enti Shtetëror i Statistikës për Instruktorë rajonal, dhe regjistrues, të cilët do të realizojnë procesin e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut nga 01 prilli deri më 21 prill.
Të drejtë për të konkurruar kanë të gjithë personat të cilët janë të pa punë, kanë përfunduar shkollën e mesme dhe ka njohuri me kompjuter.
Zëvendës Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Ilmi Selami për Radio Shkupin thotë se sot deri në orën 14 pas dite janë parashtruar 700 aplikime të kandidatëve . Sipas tij procesin e regjistrimit do ta kryejnë mbi 7.000 persona. 1120 do të jenë regjistrues shqiptarë ndërsa instruktorë rajonal shqiptarë do të ketë prej 150 deri më 200 persona.
“Janë 150 instruktor shtetëror, 1500 janë instruktorë rajonal, 500 persona do të përfshihen në kuadër të komisioneve rajonale nëpër komuna të cilët do të shërbejnë si logjistikë e procesit dhe 5055 regjistrues në teren. Do të jenë edhe 1000 të tjerë të cilët do të jenë rezervë .Në përgjithësi mbi 7000 persona do të realizojnë regjistrimin”
Regjistruesi do të paguhet varësisht sa formularë apo aplikime ka mbushur në teren informon Zëvendës drejtori Selami, por 5000 denarë është shuma bazë që do të marrë.
“Varet se sa do të punojnë në teren aq edhe do të paguhen. Baza është 5000 denarë për çdo aplikacion që mbushet gjatë regjistrimit ka edhe shtesë pagesa. Në përgjithësi një regjistrues do të mund të arrijë të paguhet prej 400 deri më 600 euro. Çmimorja për Instruktorët rajonal dhe të tjerët dallon secili sipas angazhimit që ka. Regjistruesi rezervë edhe nëse nuk angazhohet aspak do ti marri 5000 denarët bazë”
Regjistrimi i popullsisë do të bëhet në mënyrë elektronike, kështu që regjistruesi me vete do të posedoj Laptop i cili do të jetë i lidhur me serverin kryesor të procesit të regjistrimit. Konkursi është i hapur shtatë ditë.

Marketing