Këshilli i Sigurisë do të diskutojë për furnizimet strategjike të Armatës

Presidenti Stevo Pendarovski për sot në ora 13 ka thirr mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbledhja do të mbahet në Kabinetin e presidentit të shtetit, ndërsa përveç anëtarëve të Këshillit të sigurisë, të ftuar janë edhe krye-shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Vasko Gjurçinovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim Erolld Musliu dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski.

Marketing

Pika e vetme e rendit të ditës është informata për furnizimet strategjike në Armatë në periudhën e ardhshme, njoftojnë nga Kabineti i presidentit Pendarovski.