A duhet të agjëroni Ramazanin gjatë pandemisë?

Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, por për shkak të koronavirusit, qysh vitin e kaluar ka pasur shkrime nëse duhet vërtet të agjërohet gjatë pandemisë.

Marketing

Vitin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një udhëzues që ka të bëjë me muajin e shenjtë të Ramazanit dhe aty thuhet:

“Asnjë studim mbi agjërimin dhe rrezikun e infektimit me COVID-19 nuk është kryer.

Njerëzit e shëndetshëm duhet të jenë në gjendje të agjërojnë gjatë këtij Ramazani si në vitet e kaluara”, thuhej ndër të tjera aty.

Sipas Kuranit, fëmijët, të moshuarit, të sëmurët dhe ata që udhëtojnë, janë të përjashtuar nga agjërimi i Ramazanit – njërës prej pesë shtyllave të Islamit.

Agjërimi ka për qëllim t’i afrojë besimtarët me Zotin dhe t’ua rikujtojë atyre vuajtjet e njerëzve më me pak fat.

Agjërimi, besimi, bamirësia, lutja dhe Haxhi përbëjnë bazën e mënyrës se si myslimanët praktikues e jetojnë jetën e tyre.

Marketing