Lojë e dobët nga Kosova, Suedia feston në ‘Fadil Vokrri’

Kosova pësoi humbje 0-3 nga Suedia në ‘Fadil Vokrri’.

Marketing

Kosova e ka nisur keq fushatën e eliminatoreve për Kampionatin botëror 2022.

Kombëtarja jonë pësoi humbje 0-3 nga Suedia në ndeshjen e saj të parë në Grupin B.

Edhe pse e filloi mirë ndeshjen, Kosova u ndëshkua në minutën e 12-të kur Ludëig Augustinsson realizoi pas asistimit akrobatik nga Zlatan Ibrahimovic, transmeton lajmi.net.

Mysafirët shënuan edhe një herë tjetër para përfundimit të pjesës së parë.

Alexander Isak shfrytëzoi një tjetër reagim të dobët në mbrojtjen e Kosovës ër të dyfishuar avantazhin në minutën e 35-të.

Pas intervalit, Suedia përmirësoi edhe më tepër lojën e saj dhe kjo iu shpagua në minutën e 70-të kur Sebastian Larsson realizoi nga penalltia. Ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Kosova e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë pasi rezervisti Bernard Berisha u ndëshkua me karton të kuq – dy të verdhë – edhe pse u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 83-të.

Kosova në ndeshjen e ardhshme është mysafire e Spanjës, të mërkurën.

Marketing