Regjistrimi i popullsisë në RMV është prolonguar për disa muaj, pas takimit që patën liderët e partive maqedonasve Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski. Ndërkaq opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e kanë kundërshtuar këtë vendim dhe kanë paralajmëruar bllokimin e të njëjtit, transmeton TetovaSot.
Por në videon e mëposhtme deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, shihet se ka propozuar që të mos futet fare pika për regjistrimin e popullsisë në rendin e ditës.
“Kërkesa ime është e ngjashme, për të mos filluar me miratimin e rendit të ditës, pika për regjistrimin. Unë 5-12 ditë i kam nënshkruar këto amendamente. E kam marruar prej ligjeve për regjistrime në Serbi. Nuk është problem, unë e pranoj propozimin e z. Milloshovski, ne kemi propozuar amendamentin të kalon, se si kalon apo nuk kalon nuk është me rëndësi. Unë i besoj z. Milloshovski.
https://www.facebook.com/watch/?v=199056294985146&t=0