Hoxha selam Mickovskit: Çdo shqiptar do të numërohet

Ministri i bujqësisë dhe njëherit sekretar gjeneral i lëvizjes Besa Arkanit Hoxha përmes një postimi në Facebook i ka reaguar kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i cili në emisionin Clicka plus ka thënë se diaspora evidentohet e nuk regjistrohet njofton Aktuale.mk

Marketing

Hoxha mes tjerash ka shkruar;

“Evidencë apo regjistrim, Mickoski le ta quajë si të dojë, por një gjë është e sigurtë se në numrin e përgjithshëm të popullsisë do numërohet çdo qytetar i cili është përfshirë në Regjistrimin e popullatës, qoftë në vend apo në diasporë.
Numrat nuk do mund të fshihen pavarsisht se si ka qejf të interpretojë lideri i opozitës Hristijan Mickoski!”