Kurti për vaksinën kineze:Skeptik ndaj ndihmave të shteteve që s’na njohin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas refuzimit të vaskinës kineze të ofruar nga Shqipëria për vaksinimin e mësuesve.

Marketing

Sipas Kurtit Kosova e ka orientimin e saj kundrejt evropës dhe autoatlantik, prandaj edhe “e shohim me skepticizëm ndihmën e ofruar nga shtete që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës”.

Sipas Kurtit në këtë situatë edhe gjendja dhe furnizimi me vaksina është delikate. “Në parim, duhet ta kemi parasysh që Kosova nuk njihet nga disa shtete, sidomos nga dy fuqi të mëdha. Orientimi ynë është evropian dhe euroatlantik, prandaj e kemi skepticizmin dhe qëndrimin tonë karshi ndihmave të shteteve që nuk na njohin. Në këtë situatë, gjendja është më delikate”, ka thënë Kurti në konferencën e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kujtojmë se deri më tani, në Kosovë kanë ardhur vetëm 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca, si pjesë e programit COVAX. Kosova ka shtrënguar masat ditën e sotme duke ndaluar aktivitetin e restoranteve dhe lëvizjen e njerëzve.