Këngëtari i njohur, Genc Salihu ka qenë i ftuar së fundmi në një program televiziv ku ndër të tjera rrëfeu mjaft të pathëna. Ai u shpreh se përmes medias është duke ndodhur bashkimi kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Unë gjithmonë kam menduar se bashkimin kombëtar do ta bëj kultura, praktikisht artistët, media. Dhe kjo ka rezultuar e vërtetë për të gjithë. Jemi duke u afru, duke afru çdo herë shumë më shumë dhe kjo është përkundër politikës”, tha këngëtari.
Genc Salihu mori si shembuj konkret dy këngë të ndryshme për të demonstruar mënyrën si artistët përqiqen të krijojnë zhurmë kur lancojnë një produkt të ri në treg.
“Është kjo bomba që ka dy fjalë “Bon Bon”, një formulë e thjeshtë, por që harrohet. E trajtojnë 100 milionë njerëz dhe e harrojnë 100 milionë njerëz. Era Istrefin e dua shumë, por nuk bëri më këngë. Shembullin tjetër po e marr personal, unë kam pasur një sukses të vogël me një këngë të Shqipërisë “Erëmira” dhe ka temakën që babai ia këndon gocës së vet. Ajo këngë ka dalë që në 2019 dhe ka qindra klipe që m’i kanë çuar prindërit, fëmijët e tyre tue k’nu”, tha Genci.
Në momentin që në studio u dëgjua kënga ”Alkapone” e grupit të njohur Elita 5, Genci tha se nuk i pëlqen ky grup pasi sipas tij ata nuk janë të mirë dhe kanë këngë të vjedhura.
“Po deklarohem publikisht. Nuk janë të mirë, kanë shumë këngë të vjedhura, por megjithatë kur nuk të pëlqen dikush ia njeh muzikën në të njëjtën masë sikur të pëlqen dikush”, tha ai.