Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se një avion trajnues ushtarak turk është rrëzuar në Detin Egje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e saj në Twitter, ministria njoftoi dy pilotët e avionit të tipit ‘KT-1’ që u rrëzua gjatë fluturimit të rregullt të trajnimit u shpëtuan nga ekipet e Rojes Bregdetare.
Avioni ishte ngritur nga baza ajrore e forcës ajrore turke dhe u rrëzua në brigjet e rrethit Foça të provincës perëndimore Izmir.