15:48 | 11 Prill 2021
15:48 | 11 Prill 2021
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjeve të Superligës të vlefshme për xhiron e 28-të.
Në duelin ndërmjet Llapit dhe Dritës, pjesa e parë ka qenë tejet atraktive ku ka pasur edhe katër gola, shkruan lajmi.net.
Në min (2’) Januzi kaloi Llapin në avantazh, por Drita u kundërpërgjigj menjëhrerë. Xhevdet Shabani shënoi në min (4’).
Drita doli në avantazh me golin e Alidemaj në min (30’).
Por, Llapi tregoi “dhëmbët” edhe një herë. Sadriu barazoi rezultatin pas vetëm dy minutash, përkatësisht në min (32’).
Në duelin tjetër ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës, pjesa e parë ka përfunduar pa gola.
Rezultati i pjesës së parë i ndeshjeve: Llapi 2-2 Drita dhe Drenica 0-0 Prishtina./Lajmi.net/